“Voyage” ishte titulli i koncertit të zhvilluar fundjavën e kaluar në teatrin “Migjeni”, ku sopranoja e njohur Inva Mula dhe pianisti Genc Tukiçi sollën një mbrëmje të mbushur me emocion.
Publiku i ngrohu artistët me duartrokitje të gjata, teksa atmosfera në sallë ishte e jashtëzakonshme.
Në koncert mori pjesë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Repertori i mbrëmjes ndërthurte me finesë muzikën franceze me jaret shkodrane, duke krijuar një udhëtim artistik mes Parisit dhe Shkodrës.
Nën drejtimin e maestros Elda Laro, Orkestra Simfonike e Shkodrës dhe Kori Polifonik “Prenk Jakova” realizuan një bashkëpunim të shkëlqyer, ndërsa të ftuarit Isabele
Eve Poro dhe këngëtari Glerdit Turmetaj i shtuan ngjyra koncertit.
Pas përfundimit, Inva Mula shprehu dëshirën për të zhvilluar më shumë projekte artistike në Shkodër: “Ashtu si kam krijuar një festival në Korçë prej nëntë vitesh, pse të mos krijojmë një edhe këtu?”, u shpreh ajo.
Pianisti Genc Tukiçi shtoi se energjia e publikut shkodran e bën çdo koncert të veçantë: “Edhe po të këndosh çdo ditë në Shkodër, prapë duket pak.” /A.Z/UBT News/
