UBT News

Udhëheqësi i DEASH-it në Siri u vra në sulmin e ShBA-së, thonë zyrtarët amerikanë

Udhëheqësi i DEASH-it në Siri është vrarë në një sulm ajror ushtarak të SHBA-së, thanë të martën dy zyrtarë amerikanë për Reuters.

Maher al-Agal, u vra ndërsa udhëtonte me një motoçikletë pranë Jidayris në Siri dhe një nga ndihmësit e tij kryesor u plagos rëndë, tha për AFP zëdhënësi i Komandës Qendrore të Pentagonit, nënkoloneli Dave Eastburn.

Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, refuzuan të japin detaje. Vrasja do të ishte një tjetër goditje ndaj përpjekjeve të grupit militant ekstremist për t’u riorganizuar si një forcë guerile pas humbjes së zonave të mëdha të territorit.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi se Agal u vra gjatë një sulmi me dron.

Forcat Siriane të Mbrojtjes Civile thanë se një person u vra dhe një tjetër u plagos në një sulm që synonte një motoçikletë jashtë Alepos, por nuk i identifikoi viktimat.

Kishte pak informacion në dispozicion për Agal, të cilin Observatori e quajti guvernator të DAESH-it për Levantin.

Sulmi erdhi pesë muaj pas një sulmi të natës të ShBA-së në qytetin Atme në Sirinë veriore që çoi në vdekjen e udhëheqësit të përgjithshëm të DEASH-it, Abu Ibrahim al-Qurashi.

Zyrtarët amerikanë thanë se Qurashi vdiq kur ai shpërtheu një bombë për të shmangur kapjen. /UBTNews/

Exit mobile version