Në kuadër të përgatitjeve për procesin e akreditimit 2027, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, i udhëhequr nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe Dekani i Fakultetit, Prof. Dr. Besnik Qehaja, zhvilloi një takim me Bordin Industrial, me qëllim përfshirjen e perspektivës së industrisë në përmirësimin e planprogrameve dhe në hartimin e strategjisë së zhvillimit të fakultetit.
Takimi shërbeu si platformë konsultimi për përafrimin e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet teknologjike. Kontributi i Bordit Industrial në këtë proces synon të ndihmojë në identifikimin e kompetencave profesionale që kërkohen nga të diplomuarit dhe në orientimin e prioriteteve të fakultetit.
Përmes këtij bashkëpunimi, Fakulteti synon të forcojë lidhjen ndërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale, duke krijuar më shumë mundësi për përgatitjen e studentëve për sfidat e industrisë. Përfshirja e Bordit Industrial në përgatitjet për akreditim pasqyron përkushtimin e UBT-së për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimin e programeve të studimit në bashkëpunim me partnerët e industrisë.
Bordi gjithashtu vazhdoj punën bashkë me stafin e Fakultetit përmes një punëtorie për planprogramin e ardhshëm!

