UBT News

UBT shpërndan dhurata për “SOS Fshatrat e Fëmijëve”

Përfaqësues nga UBT sot kanë vizituar Fondacionin “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, meqë rast kanë shpërndarë dhurata simbolike për fëmijët e kësaj organizate.

Këto dhurata u ndanë në prag të festave të fundvitit, me qëllim që këta fëmijë të kenë vazhdimisht përkrahje dhe mbështetje nga shoqëria.

Këtë vit, dhuratat iu dorëzuan përfaqësuesve të “SOS Fshatrat e Fëmijëve”, me qëllim që të ruhet shëndeti i fëmijëve, teksa shpërndarjen e tyre e bën punonjës të organizatës.

Fondacioni “SOS Fshatrat e Fëmijëve” është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur dhe në nevojë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

Exit mobile version