UBT News

UBT pjesëmarrëse në Forumin e 17-të të ENSE në Tiranë për praktikat më të mira në edukimin sportiv

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes, Prof. Agron Thaqi, dhe Profesori Masar Gjaka, mori pjesë në Forumin e 17-të të Organizatës ENSE, i titulluar “Bridging Borders through Sport Education: The Euro-Balkan-Med Perspective”, që u mbajt në Tiranë.

Ky forum, i organizuar nga ENSE, një organizatë ku UBT është anëtare, ofroi një platformë të rëndësishme për ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira në fushën e edukimit sportiv. Gjatë këtij eventi, u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e edukimit sportiv në kontekstin euro-balkanik dhe mesdhetar. 

Rektori Hajrizi, në fjalën e tij, prezantoi mbi temën “Integrating AI and XR-based technology for sport education (classroom 4.0) at UBT smart city”. Ai theksoi mënyrat se si inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e realitetit të shtuar po integrohen në edukimin sportiv, duke e bërë atë më inovativ dhe efektiv.

Në prezantimin e tij, Hajrizi ilustroi procesin e trajnimit të mentorëve dhe trajnerëve sportivë, duke theksuar rëndësinë e këtyre teknologjive për përmirësimin e metodologjive të mësimdhënies dhe përgatitjes së profesionistëve në fushën e sportit. Ai gjithashtu diskutoi mbi mënyrat se si UBT ka krijuar një ambient mësimor të avancuar, i cili i përshtatet kërkesave të epokës digjitale.

Ky forum jo vetëm që kontribuoi në shkëmbimin e ideve dhe përvojave ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë, por gjithashtu forcoi lidhjet ndërmjet vendeve të rajonit në fushën e edukimit sportiv. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë sfidat dhe mundësitë që hasin në zbatimin e praktikave inovative në sport.

Pjesëmarrja e UBT-së në këtë forum tregon angazhimin e saj për të qënë në hap me zhvillimet më të fundit në edukimin sportiv dhe për të kontribuar në avancimin e tij në nivel rajonal dhe ndërkombëtar./UBTNews/

Exit mobile version