Në vazhdën e organizimit të eventeve në UBT, ka filluar të mbahet edhe konferenca ‘Inovacioni dhe Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale’.
Konferenca ka filluar me një fjalim hyrës nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.
Pjesëmarrës në këtë konferencë janë edhe Zjarrta Osmani e cila është ushtruese e detyrës së Drejtorit nga Zyra për të Drejtat e Autorit, Ligjërues Avdi Krasniqi – Zv. Drejtor i Përgjithshëm si dhe Sadie Topojani që është Udhëheqëse e Sektorit të IP në Doganë dhe Ligjëruese në UBT.
Kjo ngjarje u organizua në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe Doganën e Kosovës, dhe synon të ofrojë një pasqyrë të rëndësishme mbi mbrojtjen ligjore të inovacioneve, dizajneve, patentave dhe të drejtave të autorit në sektorë të ndryshëm si teknologjia, inxhinieria dhe biznesi.
- Prezantime nga përfaqësues të lartë të institucioneve relevante,
- Diskutim të hapur dhe mundësi për rrjetëzim profesional,
- Përmbyllje me përmbledhje të konkluzioneve kryesore.
/UBT News/