Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Sislej Xhafa nga Instituti i Artit Bashkëkohor – ARKIV.
Kjo marrëveshje, e cila është konsideruar si një hap strategjik dhe inovativ, synon të thellojë bashkëpunimin akademik dhe artistik mes dy institucioneve, duke krijuar mundësi të reja dhe dinamike për studentët dhe stafin e UBT-së në fushën e artit bashkëkohor.
Kjo marrëveshje do të lejojë studentët e UBT-së të marrin pjesë në programe shkëmbimi, punëtori dhe projekte kërkimore të përbashkëta me ARKIV. Ata do të kenë mundësinë të punojnë me artistë të njohur ndërkombëtarë dhe të marrin pjesë në ekspozita dhe instalacione artistike.