UBT News

UBT në Konferencën Ndërkombëtare të Muzikës mbështet hulumtimet dhe inovacionet në zhvillimin e muzikës artistike në Kosovë

UBT organizoi Konferencën Ndërkombëtare në Muzikë Moderne, Produksion digjital dhe Menaxhment, në kampusin inovativ të UBT-së në Lipjan. Ky event përfshiu një mori studiuesish, profesorësh dhe studentësh nga e gjithë bota, duke ofruar një platformë për diskutimin e inovacioneve dhe zhvillimeve të fundit në fushën e muzikës moderne dhe prodhimit audio.

 

Ndërsa sesioni i hapjes u drejtua nga Prof. Asist. Liburn Jupolli dhe folësi kryesor Dr. Prof. Simo Lazarov, ata theksuan rëndësinë e muzikës në kulturën moderne dhe trajtimin e aspekteve historike dhe pedagogjike të muzikës. Konferenca shërbeu për ndarjen e përvojave dhe ideve që mbështesin zhvillimin e muzikës artistike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në sesionet pasuese, u diskutuan tema si modernizmi në interpretimin muzikor dhe ndikimi i artit në edukim. Aktivitetet përfunduan me një ceremoni që theksoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunimit të UBT-së me institucione ndërkombëtare në fushën e muzikës dhe edukatës artistike.

Sesioni i parë

MA.Luan Durmishi – Teatri LALISH-”Zëri që shihet”

MSc.Sadije Topojani – The novelties of the new Law on copyright and related rights in thenRepublic of Kosovo

PhD.Cand.Liburn Jupolli – Rikonceptimi i Folklorit Kosovar me metoda post-moderne: Riaranzhimi Këngëve Tradicionale përmes mjjeteve bashkëkohore të orkestrimit dhe kompozimit

MA.Adelina Thaçi – “Zëri si energji vibracionale”

Ph.D.Kristina Perkola – “Fifty years since the founding of the first Festival in Kosovo – Skena Muzikore e Prishtinës(1974- 2024)

MA.Leutrina Pireva – “Literatura dhe metodat e punës në zhvillimin e veshit muzikor në Kosovë”

Sesioni i dytë:

Msc.Aida Gjikolli – “Femrat Kosovare dhe kontributi i tyre në zhvillimin e muzikës artistike në Kosovë në periudhën – 1972-1990”

MA.Behar Arllati – “Gjeografia dhe llojet e regjistrimeve të vjetra shqipe në diskografinë “Odeon”

Dr.Indira Çipa – Alla Marcia e Z.Ballatës-modernizmi në një mardh pianistic

MA.Ulpiana Aliaj-Arti në Edukim. Ndikmi dhe domethënia e tij në zhvillimin e individëve

Phd.Cand.Violeta Krasniqi – “Sfidat e realizimit të lëndës edukatë muzikore në shkollat fillore dhe të mesme të ulta të arsimit të përgjithshëm në Kosovë

Ma.Fatlume Bunjaku – CHILDREN’S THEATER

Ma.Vali Gjinali – TRADITIONAL AND DIGITAL SPECIAL EFFECTS MAKEUP IN HORROR CINEMA

Kjo ngjarje nënvizoi përkushtimin e UBT-së për të përkrahur hulumtimet dhe bashkëpunimet që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e mëtejshëm të muzikës si një disiplinë akademike në Kosovë.  Gjatë konferencës, u vunë re disa nisma të rëndësishme që synojnë të forcojnë lidhjet midis institucioneve akademike dhe profesionistëve të muzikës. Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë eksperiencat e tyre dhe të diskutojnë mbi projektet e ndryshme hulumtuese që janë duke u zhvilluar, duke nxitur kështu një dialog të hapur për sfidat dhe mundësitë që paraqiten në këtë fushë.

Në përfundim, UBT dëshmoi se angazhimi i saj për avancimin e muzikës si disiplinë akademike është i palëkundur, dhe kjo konferencë shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve hulumtuese dhe krijimit të një ekosistemi më të gjallë për muzikën në Kosovë./UBTNews/

Exit mobile version