UBT News

UBT në hap me zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e ushqimit dhe agrikulturës

Prof. Dr. Emine Daci Zejnullahi, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit me Bioteknologji dhe në Fakultetin e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, në UBT, ka nënshkruar kontratën për zbatimin e projektit shkencor: “Përdorimi i mbetjeve agro-industriale të patates për zhvillimin e produkteve bioteknologjike të qëndrueshme në VIPA CHIPS – Zgjidhje për ekonomi qarkore dhe qëndrueshmëri industriale”, i financuar nga MAShTI në kuadër të projekteve shkencore 2025.

Ky projekt synon të mbështesë sektorin privat në menaxhimin e mbetjeve të industrisë ushqimore, duke i kthyer ato në produkte finale me vlerë, si dhe duke reduktuar ndikimin negativ në mjedis dhe duke sjellë përfitime ekonomike e sociale.

Zbatimi i projektit do të bëhet me përfshirjen e profesorëve të tjerë të departamentit dhe studentëve të nivelit Master, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve kërkimore dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

Exit mobile version