UBT mori pjesë në konferencën e organizuar nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë, e cila u fokusua në prezantimin e projekteve të fituara për vitin 2024, të cilat janë të lidhura me ndërtimin e kapaciteteve në arsimin e lartë.
Gjatë ngjarjes, u prezantuan katër projekte të reja që UBT ka fituar këtë vit, të cilat janë pjesë e përpjekjeve të universitetit për të forcuar cilësinë dhe infrastrukturën e arsimit të lartë në Kosovë. Këto projekte përfshijnë iniciativa të ndryshme që synojnë rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e zhvillimit të arsimit dhe kërkimit shkencor.
Përveç këtyre katër projekteve, UBT ka gjithsej 12 projekte të tjera të fituara për ndërtimin e kapaciteteve, të cilat do të kontribuojnë në avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë në fushat e kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional të stafit akademik.
Ky angazhim tregon përkushtimin e UBT-së për të qenë lider në inovacion dhe bashkëpunime ndërkombëtare, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe staf akademik. UBT vazhdon të ofrojë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe akademik, duke kontribuar në përmirësimin e standardeve të arsimit të lartë në nivel global./UBTNews/