UBT vazhdon të forcojë pozicionin e tij në arenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor përmes publikimit të dy artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare me reputacion të lartë.
Në bashkautorësi me Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Prof. Dr. Galia Marinova, Dr. Besnik Qehaja dhe Dr. Vassil Guliashki, është publikuar artikulli shkencor me titull: “Intelligent Control Framework for Optimal Energy Management of University Campus Microgrid”.
Artikulli është publikuar në revistën ndërkombëtare Smart Cities (MDPI), e cila është e rangut Q1, me Impact Factor 5.5 dhe CiteScore 14.7.
Ky publikim përfaqëson një kontribut të rëndësishëm shkencor në fushat e Smart Cities, Microgrids dhe menaxhimit inteligjent të energjisë, duke dëshmuar nivelin e lartë të kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar midis institucioneve akademike.

Ky sukses pasohet edhe nga pranimi një publikimi të dytë shkencor si bashkautorë Prof. Dr. Amet Shabani, Dr. Besnik Qehaja dhe Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me bashkautorë të tjerë, është pranuar për botim artikulli: “Quantifying Teachers’ Knowledge and Attitudes Toward Personal Data Protection Using Regression Models”.
Artikulli është publikuar në International Journal of Innovative Technology and Interdisciplinary Sciences (IJITIS), Estoni, një revistë shkencore ndërkombëtare me CiteScore 1.3.
Ky punim trajton në mënyrë analitike çështje aktuale që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, edukimin dhe përdorimin e modeleve statistikore, duke dhënë një kontribut të vlefshëm në literaturën shkencore ndërdisiplinare.
