UBT ka hapur thirrjen për studentët e nivelit Bachelor të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi për pjesëmarrje në programin e mobilitetit Erasmus+ në Institutin Politeknik të Beja-s (IPBeja) në Portugali. Mobiliteti do të zhvillohet gjatë semestrit të pranverës për vitin akademik 2026/2027.
Përmes këtij programi, studentëve u ofrohet mundësia të ndjekin studimet në Shkollën e Teknologjisë dhe Menaxhimit në IPBeja, duke fituar përvojë ndërkombëtare akademike dhe kulturore në rajonin e Alentejos.
Kandidatët që plotësojnë kriteret do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit përpara nominimit zyrtar.
Afati i fundit për aplikim është data 23 tetor 2026, në orën 17:30, ndërsa të gjitha informatat shtesë mund të merren përmes postës elektronike në erasmus.mobility@ubt-uni.net.
