Dita e tretë e Akademisë Verore të Fakultetit Media dhe Komunikim u zhvillua në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, duke mbledhur online rreth 100 mësues nga diaspora. Profesorët e UBT-së trajtuan tema bashkëkohore mbi podkastet edukative, videon edukative, storytelling-un digjital dhe digjitalizimin e tregimeve popullore.
Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, dita e tretë e Akademisë Verore të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT u zhvillua me pjesëmarrjen online rreth 100 mësuesve nga diaspora.
Në kuadër të programit, Prof. Dr. Safet Zejnullahu dhe Prof. Ass. Driton Hyseni prezantuan temën “Krijimi i podkasteve edukative”, duke trajtuar rëndësinë e podkasteve si një mjet inovativ në mësimdhënie dhe komunikim. Gjithashtu, Prof. Ass. Driton Hyseni realizoi një demonstrim praktik mbi procesin e krijimit të një podkasti, nga planifikimi deri te realizimi teknik.
Prof. Ass. Edona Sulejmani prezantoi ligjëratën “Video edukative dhe storytelling digjital”, ku shpalosi mënyrat se si videot edukative dhe rrëfimi digjital mund të përdoren për të krijuar përmbajtje më interaktive dhe efektive në procesin mësimor.
Në pjesën e tretë të aktiviteteve, Prof. Dr. Xhevahire Millaku prezantoi temën “Digjitalizimi i tregimeve popullore”, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore përmes teknologjisë dhe transformimit të saj në përmbajtje digjitale.
Pjesëmarrësit nga diaspora ndoqën me interes ligjëratat dhe u angazhuan në diskutime me profesorët, duke shkëmbyer përvoja dhe ide mbi përdorimin e mjeteve digjitale në edukim.
