Njëra nga ndeshjet interesante mbrëmë në Ligën e Kampionëve ishte edhe ajo mes skuadrës gjermane, RB Leipzig dhe ukrainasve të Shakhtar Donetsk.
Shakhtari e befasoi RB Leipzigun duke e turpëruar si mysafirë me rezultat 4:1, ndërsa pas ndeshjes media të shumta raportonin për shkarkimin e trajnerit të klubit gjerman.
Tani, këto raportime kanë rezultuar të vërteta pasi që përmes një komunikate zyrtare, RB Leipzig ka informuar se ka shkarkuar trajnerin Domenico Tedesco.
Italiano-gjermani, Tedesco ka qenë në krye për më pak se një vit, më parë ka drejtuar Spartak Moskën, por 36-vjeçari tani ndahet nga Leipzig.