Humbja 5-2 ndaj Barcelonës ka nxitur urgjencën për Real Madrid-in, i cili tashmë ka përshpejtuar planet për merkaton e verës. Florentino Perez ka një plan të qartë për përforcimin e skuadrës dhe ka identifikuar tre objektiva kryesorë që duhen arritur me çdo kusht.
I pari është mbrojtësi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold, për të cilin interesimi i madrilenëve ka qenë i vazhdueshëm. Aftësia e tij për të sulmuar nga krahu i djathtë dhe saktësia në krosimet e bëjnë atë një lojtar të përshtatshëm për stilin e Real-it. I dyti është 19-vjeçari Dean Huijsen, një qendërmbrojtës i Bournemouth që ka shkëlqyer këtë sezon për pjekurinë dhe aftësitë drejtuese, pavarësisht moshës së re. Objektivi i tretë është mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi, i njohur për vizionin dhe teknikën e tij të pasur, si dhe aftësinë për të kontrolluar lojën nga qendra./UBTNews/