UBT News

U shkarkua para 10 ditëve, Lofven rizgjidhet kryeministër i Suedisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Suedisë, Stefan Lofcen, u rizgjodh kryeministër i këtij shteti të mërkurën, vetëm dhjetë ditë pasi dha dorëheqje me rastin e humbjes së mocionit të mosbesimit.

Lofven më 28 qershor dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi e humbi mocionin e votëbesimit. Sidoqoftë, deputetët i dhanë vota të mjaftueshme të mërkurën për ta formuar qeverinë e re.

Kryeministri i vjetër dhe i ri i Suedisë tani duhet të sigurojë përkrahje të shumicës për ta miratuar buxhetin dhe tha se do të japë përsëri dorëheqje, nëse nuk arrin ta bëjë këtë deri në vjeshtë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ai ka udhëhequr një qeveri të brishtë të pakicës që nga zgjedhjet e vitit 2018, të cilat i ndanë ulëset në kuvend pothuajse në dy pjesë të barabarta dhe ofruan rritje për Demokratët Suedezë, të cilët janë kundër imigrantëve.

Përderisa votimi i qeverisë së re shihej si proces që do të sillte rezultat shumë të ngushtë, Lofven kishte pritur që ta shmangte rastin kur shumica voton kundër tij. Në fund, ai e shmangu refuzimin nga deputetët për vetëm dy vota në kuvendin me 349 ulëse.

Exit mobile version