UBT News

U përurua palestra sportive në Deçan

Në Deçan u përurua palestra sportive, e cila ka kapacitet mbi 1 mijë e 500 ulëse, ndërkaq vlera e investimit është rreth 2 milionë euro. Kështu njoftoi kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili mori pjesë në ceremoninë e përurimit.

“Deçani dhe komunat tjera gjithandej nëpër Kosovë, po e kompletojnë infrastrukturën sportive për të qenë pjesë e komunitetit sportiv ndërkombëtarë. Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, sot përuruam Palestrën Sportive në Deçan, e cila ka kapacitet me mbi ulëse, ndërsa vlera e investimit është rreth mil €.”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version