Në diskutimin e tretë të fushatës “Ndërgjegjësimi për rëndësinë e zhvillimit në fëmijëri të hershme – vnoma veshin” mori pjesë edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Kjo fushatë është e organizuar nga Caritasi zviceran, përmes Projektit SHPRESE. Fushata promovon të drejtat e fëmijëve, barazinë gjinore, arsimin gjithëpërfshirës, të mësuarit përmes lojës dhe të bërit i dëgjueshëm zëri i fëmijëve.
Ministrja Nagavci në këtë fushatë theksoi se edukimi i fëmijëve në moshë të hershme nuk është vetëm prioritet i MAShT-it, por edhe i Qeverisë së Kosovës.
Ngritja e cilësisë në edukimin e hershëm Nagavci theksoi se do të bëhet përmes përmirësimit të infrastrukturës ligjore, hartimit të kurrikulës me fokus në edukimin përmes lojës, ngritjes së kapaciteteve të gjithëpërfshirjes, rritjes së numrit të bashkëpunëtorëve profesional, si dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve./UBTNews