UBT News

U kritikua për fustanin që veshi në Vatikan, Kim Kardashian ka një përgjigje

Kim Kardashian u shfaq ditën e djeshme në Vatikan me një fustan transparent, që nuk i mbulonte shpatullat dhe i zbulonte belin. Pas kësaj, ajo u “kryqëzua” në rrjete sociale pasi u konsiderua një mungesë respekti ndaj Kishës katolike.

Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit ose muzetë e Vatikanit.

Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe pjesën e sipërme të krahëve, po ashtu atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluza pa mëngë dhe këmisha të shkurtra. Burrat gjithashtu duhet të heqin kapelet e tyre kur hyjnë, megjithëse gratë lejohen që t’i kenë kapelet në kokë. Supet gjithashtu duhet të mbulohen ose këshillohen të mbulohen me një shall.

Për këto arsye, Kim veshi një xhaketë sipër fustanit në momentin që hyri brenda kishës.

Gjithashtu ajo ka vendosur t’ju përgjigjet gjithë kritikave përmes një postimi të bërë së fundmi në rrjetin social “Instagram”.

“Ne patëm përvojën më të pabesueshme duke vizituar Qytetin e Vatikanit. Ishte e mahnitshme të ishe në gjendje të shikoje të gjitha artet ikonike, arkitekturën dhe skulpturat antike romake, veçanërisht punimet e Mikelanxhelos. Ne madje patëm një mundësi për të parë arkivin e tyre privat të rrobave të veshura nga çdo papë në histori, që datojnë që nga viti 1500-të. Mos u shqetësoni, unë i përmbahesha kodit të veshjes dhe u mbulova plotësisht ndërsa isha brenda Bazilikës së Shën Pjetrit dhe Kapelës Sistine,“- shkruan Kim duke ju mbyllur gojën gjithë kritikuesve.

Exit mobile version