Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Përfaqësuesja e Kosovës e konfirmoi miqësoren kundër Burkina Fasos. Ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë.
Kombëtarja e Burkina Fasos renditet e 56-ta në ranglistën e FIFA-s. Ajo llogaritet kombëtare mjaft e fort për përfaqësuesen tonë.
Më parë Kosova dhe Burkina Fasos janë përballur po ashtu në miqësore, në mars të vitit 2018 dhe atë takim përfaqësuesja jonë e kishte fituar me rezultat 2:0.
Përveç kësaj Kosova do të përballet në ndeshje miqësore edhe me Zvicrën, më 29 mars, në Zyrih të Zvicrës./UBTNews