UBT News

U intervistua nga United për pozitën e trajnerit, Ten Hag flet për të ardhmen e tij

Para disa ditësh ishte spekuluar që gjiganti anglez, Manchester United, ka intervistuar holandezin Erik ten Hag për pozitën e trajnerit të klubit.

Tani këto spekulime i ka konfirmuar vetë trajneri i Ajaxit, ndërsa ka refuzuar që të tregojë nëse do të jetë trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”.

Pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, United emëroi si trajner të përkohshëm Ralf Rangnick, por që rezultatet e tij nuk kanë treguar punë të mirë, dhe një trajner i ri do të prezantohet në fund të këtij sezoni.

Në një intervistë për “sport1news”, Ten Hag ka folur për të ardhmen e tij, duke lënë çdo gjë të hapur.

“Ka gjithmonë bisedime me njerëz nga klube të tjera. Manchester United është një klub i madh dhe tifozë të mrekullueshëm. Fokusi im i plotë tani është me Ajaxin. Ne veçse kemi filluar të planifikojnë për sezonin e ri por në futboll asgjë nuk është e sigurte. Nuk dua të mohoj asgjë. E di që në futboll çdo gjë mund të ndryshojë dita ditës”, tha Ten Hag.

“Nëse arrij me një pikë kur duhet të vendos për hapin e radhës, shpresojë që njerëzit dhe tifozët e Ajaxit do të më kuptojnë”, shtoi më tej trajneri holandez.

Ndërkaq, Ten Hag foli edhe për spekulimet që po lidhin Gravenberch dhe Mazraoui me Bayern Munichun, ndërsa tregoi që në të ardhmen shpreson që të jetë trajner në Bundesliga.

“Gravenberch te Bayerni? Do të ishte një lëvizje e mrekullueshme për të, sigurisht! Unë nuk mendoj që ne do të ishim një kundërshtarë i lehtë për Bayernin, por jam i sigurt se Gravenberch dhe Mazraoui mund të tregojnë paraqitje të mira në Bundesliga”, tha Ten Hag.

“Bundesliga është një ligë fantastike, shpresoj që të punoj aty në të ardhmen. Koha ime te Bayerni, si trajner i ekipit të dytë, ishte e mrekullueshme”, shtoi më tej Ten Hag.

Erik ten Hag ishte intervistuar nga Manchester United para më shumë se 10 ditësh, ku ishte një takim pozitiv nga të dy palët, dhe holandezi i prinë listës së bashku me Mauricio Pochettinon për tu bërë trajneri i radhës i “Djajve të Kuq”.

Exit mobile version