UBT News

U injektoi ajër pas operacioneve në zemër, shpallet fajtor për vrasje infermieri në Teksas

Një infermier në Teksas është shpallur fajtor për vrasjen e katër pacientëve, të cilët ndërruan jetë, pasi ai u injektoi atyre ajër pas operacioneve në zemër.

37 vjeçari William Davis, u dënua për vrasje të rëndë dhe tani mund të përballet me dënimin me vdekje.

Prokurorët thanë se ai kishte në shënjestër shtatë persona nga qershori 2017 deri në janar 2018.

Spitali “Christus Mother Frances” ku ndodhën vrasjet, tha se shpresonte që “vendimi i jurisë të ndihmonte të afërmit e të dëmtuarve”.

Burrat, të moshës 47-74 vjeç përjetuan simptoma të ngjashme me konvulsionet dhe vdiqën nga dëmtimi fatal i trurit pasi ajri u injektua në gjak.

Gjykata dëgjoi se katër burrat e vrarë nga Davis fillimisht kishin dalë shumë mirë nga operacionet e tyre dhe mjekët ishin habitur se si gjendjet e tyre u përkeqësuan kaq shpejt.

Autoritetet thanë se mjekët panë skanimet CT që tregonin ajër në trurin e pacientëve dhe kuptuan se diçka nuk ishte në rregull.

Dr Ëilliam Yarbrough, një pulmonolog me bazë në Dallas, i tha jurisë se ai kurrë nuk kishte vëzhguar një rast të tillë në dekadat e tij në mjekësi.

Gjatë gjykimit, u paraqitën pamjet filmike të kamerave të sigurisë, teksa Davis hynte në dhomën e njërit prej pacientëve dhe alarmi i monitorit të zemrës së të cilit u dëgjua vetëm tre minuta më vonë, kur ai vdiq nga injeksioni.

Avokati i Davis, Philip Hayes, pohoi gjatë gjykimit se nuk kishte prova që burrat kishin vdekur nga lojërat e këqija.

Prokurorët tani do të kërkojnë dënimin me vdekje për Davis, për të cilin ata thonë se “gëzonte” kryerjen e vrasjeve dhe “i pëlqente të vriste njerëz”.

Davis do të mbetet në paraburgim në burgun e Qarkut Smith me një garanci prej 8.75 milionë dollarësh.

Exit mobile version