UBT News

U hodh shorti për fillimin e edicionit të ri në BKT Superligë

Gjatë ditës së sotme, me fillim nga ora 13:00 në selinë e FFK-së, u hodh shorti për fillimin e Superligës së Kosovës për edicionin e ri 2022/23.

Xhiroja e parë na sjell ndeshje mjaftë interesante, Malisheva do të jetë nikoqire e kampionit të tanishëm, Ballkanit, kurse të sapo rikthyerit në Superligë, Trepça ’89 do t’i bëjnë konak nënkampionit, Dritës.

Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, do të udhëtojë në Drenicë, kurse Prishtina është mysafire e Dukagjinit.

Gjilani në shtëpi e pret skuadrën e Ferizaj, e cila këtë vit u rikthye në Superligën e Kosovës.

Ndeshjet e xhiros së parë pritet të zhvillohen më 13/14 gusht. /UBTNews/

Exit mobile version