Piktura e Pablo Picassos, që u vodh para nëntë vitesh gjatë një plaçkitje në një galeri greke, u gjet. Të hënën, policia në Athinë njoftoi se piktura e Picassos u gjet së bashku me një pikturë të vitit 1905, të artistit holandez, Piet Mondrian.
Të dy pikturat u vodhën gjatë plaçkitjes së vitit 2012 në Galerinë Kombëtare të Athinës.
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar të policisë, njoftoi se një grek është arrestuar pasi pikturat u gjetën në një grykë në periferi të qytetit.
Veprat e artit u gjetën vetëm disa muaj pasi policia greke deklaroi se beson që kjo pikturë është në Greqi.
Piktura e Piccasos, një portret i një gruaje në stilin e tij kubist, me nënshkrimin e piktorit, iu dha Galerisë Kombëtare nga vetë artisti në vitin 1949. Ai tha se dhurata, e pikturuar një dekadë më parë, ishte në njohje të rezistencës së vendit ndaj Gjermanisë naziste./UBTNews