Një influencer në Instagram është burgosur për më shumë se 11 vjet për një mashtrim global shumë milionë dollarësh, i cili synonte një klub të Premier Ligës.
Ramon Abbas, i cili është i njohur për ndjekësit e tij si Ray Hushpuppi, u dënua nga një gjykatës në Kaliforni me 135 muaj dhe u urdhërua të paguajë mbi 1.7 milion dollarë (1.5 milion £) për dy viktima të mashtrimit.
Shtetasi nigerian u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u akuzuar më shumë se dy vjet më parë pas arrestimit të tij dramatik nga policia e Dubait gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij të quajtur Operacioni Fox Hunt 2./UBTNews/