Këshilli i qytetit të Mariupolit thotë se ushtarët rusë kanë marrë të gjitha ekspozitat me vlerë nga qyteti, duke plaçkitur në të njëjtën mënyrë si bënë forcat naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një deklaratë në Telegram, këshilli tha se muzetë lokale të historisë dhe artit janë plaçkitur dhe vetë institucionet janë shkatërruar. Këshilli u zotua se forcat ruse do të ndëshkohen dhe gjithçka do t’i kthehet Mariupolit të çliruar./UBTNews/