Youtuber-i Jake Paul ka mohuar akuzat për abuzim seksual që iu bënë nga ylli i TikTok-ut, Justine Paradise.
Paradise përmes një video 20-minutëshe që e shpërndau javën e kaluar, tha se Paul e detyroi atë të krynte seks oral dhe se e preku pa pëlqimin e saj, në shtëpinë e tij në Los Angeles, në vitin 2019.
Përmes një prononcimi në Twitter, Paul tha se akuzat ishin “100% të rreme”.
“Akuzat për sulm seksual nuk janë diçka që unë apo dikush duhet t’i marrë me lehtësi, por që të jemi të qartë, kjo akuzë që u bë ndaj meje është 100% e rreme”, shkroi ai në Twitter.
— Jake Paul (@jakepaul) April 13, 2021
Madje ai tha se në atë kohë ishte në lidhje, dhe se është “djali i mamasë”./UBTNews