UBT News

Turqia zyrtarisht tërhiqet nga traktati që parandalonte dhunën ndaj grave

Turqia u tërhoq zyrtarisht të enjten nga një traktat ndërkombëtar që parandalonte dhunën ndaj grave, duke miratuar një vendim që u dënua nga shumë turq dhe aleatë perëndimorë kur Presidenti Erdogan e njoftoi atë në mars.

Mijëra qytetarë vendosën të protestonin në të gjithë Turqinë, kur një apel gjyqësor për të ndaluar tërheqjen e traktatit u refuzua këtë javë.

Ne do të vazhdojmë luftën tonë“, tha Canan Gullu, presidente e Federatës së Shoqatave të Grave Turke. “Turqia po qëllon veten në këmbë me këtë vendim“.
Ajo tha se që nga marsi, gratë dhe grupet e tjera në nevojë ishin më ngurruese për të kërkuar ndihmë dhe më pak të ngjarë ta merrnin atë, teksa Covid-19 ishte duke nxitur vështirësi ekonomike dhe dhuna dramatike ndaj tyre shkonte duke u rritur.

Konventa e Stambollit, e cila u negociua në qytetin më të madh të Turqisë dhe u nënshkrua në 2011, angazhoi nënshkruesit e saj për të parandaluar dhe për të ndjekur penalisht dhunën në familje dhe për të promovuar barazinë.

Tërheqja e Ankarasë u dënua si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Bashkimi Evropian.

Vrasje e femrave është rritur në Turqi, me një grup monitorimi që regjistron afërsisht një në ditë në pesë vitet e fundit.

Ithtarët e konventës dhe legjislacionit përkatës thonë se nevojitet një zbatim më i rreptë. Por shumë konservatorë në Turqi dhe në Partinë e Erdoganit thonë se pakti minon strukturat familjare që mbrojnë shoqërinë.

Disa gjithashtu e shohin Konventën si promovim të homoseksualitetit përmes parimit të saj të mos-diskriminimit për shkak të orientimit seksual.

Tërheqja e vendit tonë nga konventa nuk do të çojë në ndonjë mangësi ligjore ose praktike në parandalimin e dhunës ndaj grave“, tha zyra e Erdogan në një deklaratë.

Këtë muaj, Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç u dërgoi një letër ministrave të brendshëm dhe atij të drejtësisë të Turqisë duke shprehur shqetësimin në lidhje me një rritje të narrativave homofobike nga disa zyrtarë, disa prej të cilave shënjestruan konventën.

Të gjitha masat e parashikuara nga Konventa e Stambollit përforcojnë themelet dhe lidhjet familjare duke parandaluar dhe luftuar shkakun kryesor të shkatërrimit të familjeve, pra dhunën” tha ajo.
Amnesty International tha se vendimi “ktheu orën mbrapa dhjetë vjet për të drejtat e grave dhe vendosi një precedent të tmerrshëm”.

Tërheqja dërgon një mesazh të pamatur dhe të rrezikshëm për autorët që abuzojnë, gjymtojnë dhe vrasin që: ata mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë pa u ndëshkuar“, tha Agnès Callamard.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)


Exit mobile version