Duke bërë të ditur se me investimet për mjedisin mbrohet cilësia e ujërave, ministri Kurum deklaroi se si rezultat i kësaj është rritur me shpejtësi numri i plazheve me flamur blu të cilët janë tregues i deteve të pastra.
Ministri turk i Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, njoftoi se Turqia këtë vit renditet në vendin e 3-të në botë me 519 plazhet e saj me flamur blu, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri Kurum nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale ka dhënë informacione lidhur me investimet e bëra për mjedisin.
Duke bërë të ditur se me investimet për mjedisin mbrohet cilësia e ujërave dhe çdo vit përmirësohet edhe më shumë, Kurum deklaroi se si rezultat i kësaj është rritur me shpejtësi numri i plazheve me flamur blu të cilët janë tregues i deteve të pastra.
“Me sistemin e menaxhimit të mbeturinave ‘Sıfır Atık Mavi’ nga detet kemi mbledhur 85 mijë tonë mbeturina detare. Me 163 komplekset tona për pranimin e mbeturinave nuk kemi lënë as edhe një anije të vetme pa marrë mbeturinat. Tashmë anijet i ndjekim 7/24 orë me sistemet tona për ndjekjen e mbeturinave. Ndaj aksidenteve dhe ndotjes së mundshme ndërhyjmë në moment me 364 punishtet bregdetare”, tha Kurum.
“Sot përjetojmë krenarinë e drejtë që jemi shpërblyer edhe njëherë për të gjitha këto përpjekje. Në vitin 2021 vendi ynë është renditur i 3-ti në botë me 519 plazhet e saj me flamur blu. Ndërsa për vitin 2023 objektivi ynë është renditja në vend të parë”, u shpreh Kurum.