Turqia nga sot ka hyrë në bllokim total për të frenuar përhapjen e rasteve të reja me COVID-19. Pas lehtësimit të masave në mars të këtij viti, Turqinë e goditi një valë e re. Qeveria kishte vendosur kufizime në fillim të prillit, sidoqoftë kjo nuk ishte e mjaftueshme. Këtë muaj rastet e reja kishin arritur kulmin, me 60 mijë të infektuar në ditë dhe më shumë se 300 të vdekur.
Sipas kritikëve, qeveria hoqi masat shumë herët dhe procesi i vaksinimit ka qenë i ngadalshëm. Deri tani nga 82 milionë banorë sa ka Turqia, vetëm 22 milionë jane vaksinuar. Turqia kryesisht përdorë vaksinat kineze Sinovac, numër më të ulët të Pfizer-BioNTech dhe Sputnik V nga Rusia.
Masat e reja përfshijnë:
-Qëndrimin në shtëpi përveç blerjeve të nevojshme si dhe nevojën për trajtim urgjent mjekësor,
-Shkollat janë të mbyllura dhe do të kufizohet numri i përdoruesve të transportit publik,
-Të gjithë udhëtimet në qytetet tjera do të kërkojnë miratim zyrtar.
Shumë ekspertë e kanë mirëpritur vendimin për mbyllje të vendit, pasi ata thonë që është e nevojshme. Mirëpo disa prej tyre kanë dyshime se ky bllokim mund të mos jetë efektiv, pasi që nuk do të zgjasë mjaftueshëm për të parandaluar rritjen e rasteve te reja./UBTNews
(Melisa Llausha, Media dhe Komunikim)