UBT News

Turqia mund të vazhdojë mbështetjen teknike në aeroportin e Kabulit, edhe pas afatit të 21 gushtit

A Turkish soldier offers water to Turkish nationals waiting to board a Turkish Air Force plane at Kabul airport, Afghanistan, Wednesday, Aug. 18, 2021. Turkey's defense ministry says a Turkish Air Force plane has ferried some 200 Turkish citizens from Kabul to Pakistan as nations continue to evacuate their citizens after the Taliban took control of Afghanistan.(Turkish Defense Ministry via AP)

Media shtetërore turke Anadolu ka njoftuar sot se Turqia ka mundësi të qëndrojë dhe të ndihmojë në ofrimin e mbështetjes tektike në operimin e Aeropportit Ndërkombëtar Hamid Karzai, edhe pas tërheqjes së trupave të saj, transmeton UBT News.

Trupat turke kanë filluan të tërhiqen gjatë së mëkures. Ata kishin operuar në Afganistan nën marrëveshjet e OKB-së, NATO-së dhe ato dypalëshe që nga viti 2002 për të siguruar “paqen, mirëqenien dhe stabilitetin e popullit afgan”, sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.

“Pasi trupat tona të tërhiqen, ne mund të vazhdojmë këtë detyrë operacionale në aeroportin atje. Nëse pajtohemi rreth kushteve dhe arrihet një marrëveshje në këtë drejtim, ne do të vazhdojmë të ofrojmë këtë shërbim atje”, tha zëdhënësi i presidencës turke Ibrahim Kalin, sipas Anadolu.

Exit mobile version