Eurobasketi 2025 ka hyrë në fazën finale të garës në grupe. Në ndeshjen më interesante, Turqia dje ka mundur Serbinë, në një ndeshje shumë dramatike dhe të paqartë.
Ndeshja e zhvilluar në Riga përfundoi me rezultatin 95:90. Pas kësaj fitoreje, Turqia ngelet në krye të grupit, me pesë fitore e asnjë humbje.
Çereku i parë u mbyll me rezultat 19:18, ndërsa ekipet shkuan në pushim te rezultati 49:46 për Turqinë.
Çereku i tretë u mbyll me rezultatin 74:73, për të ardhur te rezultati final 95:90.
Alperen Sengun ishte lojtari më i mirë për Turqinë, me 28 pikë, 13 kërcime e tetë asistime.
Një kontribut shumë të madh dhanë dy lojtarët shqiptarë që luajnë për Turqinë. Erxhan Osmani shënoi 10 pikë, ndërsa dhe Kenan Spahiu 5 pikë./S.K/Fanatic/