Përfaqësuesja U17 e Kosovës në volejboll për meshkuj e ka nisur me humbje paraqitjen në BVA U17 Kampionatin Ballkanik, që po zhvillohet në Farkë të Shqipërisë.
Në ndeshjen e parë të turneut, përfaqësuesja e Kosovës u përball me Turqinë, e cila dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke triumfuar me rezultat maksimal 3:0 (25:5, 25:11, 25:17).
Turqia ishte superiore në dy setet e para, duke mos i lënë shumë hapësirë ekipit kosovar. Megjithatë, në setin e tretë, djemtë e Kosovës reaguan dukshëm më mirë, ngritën nivelin e lojës dhe ofruan rezistencë më të madhe ndaj një prej skuadrave favorite për titull.
Pavarësisht humbjes në debutim, Kombëtarja e Kosovës do të kërkojë të rikuperohet në ndeshjet e radhës të kampionatit, me synimin për të siguruar rezultat pozitiv dhe paraqitje sa më të mira.
D.L
