“Me këtë marrëveshje të dytë të furnizimit, numri i përgjithshëm i dozave që do të dorëzohen në Turqi do të arrijë në 120 milionë. Të gjitha këto do të dorëzohen këtë vit”, thuhet në njoftimin e BioNTech.
Turqia ka përfunduar një marrëveshje për të blerë 60 milionë doza tjera të vaksinës kundër koronavirusit nga Pfizer-BioNTech, me një mundësi për 30 milionë doza shtesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Me këtë marrëveshje të dytë të furnizimit, numri i përgjithshëm i dozave që do të dorëzohen në Turqi do të arrijë në 120 milionë. Të gjitha këto do të dorëzohen këtë vit”, thuhet në njoftimin e BioNTech.
Më 25 dhjetor të vitit 2020, të dy kompanitë njoftuan një marrëveshje fillestare për të siguruar 30 milionë doza vaksinash në Turqi.
“Ne jemi mirënjohës që jemi në gjendje të japim një kontribut të rëndësishëm në përpjekjet e vaksinimit në Turqi dhe për besimin e vendosur te ne”, tha Uğur Şahin, drejtor ekzekutiv dhe bashkë-themelues i BioNTech.