UBT News

Turqia eksportoi produkte të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore në vlerë 950 milionë dollarë

Eksportet turke të industrisë së mbrojtjes dhe hapësirës ajrore shënuan rritje me rreth 48 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Industria e mbrojtjes dhe hapësirës ajrore të Turqisë grumbulloi 950 milionë dollarë nga eksportet në katër muajt e parë të 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).

Eksportet e sektorit u rritën në 47.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020, sipas të dhënave që ka përpiluar AA nga Ministria e Tregtisë dhe Shoqata e Eksportuesve të Turqisë (TIM).

Qendra kryesore e tregtisë, Stambolli, ishte qyteti me eksportet më të larta të produkteve të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore në janar-prill. Gjatë kësaj periudhe, eksportet nga qyteti u rritën 86.8 për qind me bazë vjetore në 387.5 milionë dollarë.

Ajo u pasua nga kryeqyteti Ankara dhe qyteti qendror turk Konya me 204.5 dollarë, përkatësisht 131.7 milionë dollarë.

SHBA-ja ishte tregu kryesor i eksporteve për sektorët e industrisë së aviacionit dhe mbrojtjes me mbi 386 milionë dollarë në këtë periudhë, 56 për qind më shumë se një vit më parë. Ajo u pasua nga Azerbajxhani me eksporte me vlerë 117.3 milionë dollarë, me një rritje prej 1,234 për qind më shumë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 90.3 milionë dollarë.

Eksportet e vendit në prill u rritën me 109 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke arritur në 18.8 miliardë dollarë. Kjo ishte shifra më e lartë e eksporteve në prill e të gjitha kohërave.

Në periudhën janar-prill, eksportet e Turqisë arritën në 68.8 miliardë dollarë.

Exit mobile version