UBT News

Turqi: Zjarret masive i afrohen resorteve në bregdet

Një zjarr i madh ka shpërthyer brenda pyjeve në Turqinë jugore dhe tani ka arritur në zonat urbane.

Nga mediat është thënë se ka pasur incidente zjarri në 60 vende. Deri më tani 4 persona kanë vdekur nga ky zjarr. Zyrtarët turq janë duke e hetuar shkakun e zjarrit misterioz. Ka pasur gjithashtu një incident zjarri në Liban, në të cilin një fëmijë vdiq.

Shumë video të tmerrshme të incidentit të zjarrit në Turqi po shpërndahen në mediat sociale.
Shihet në një video që njerëzit janë ulur në një plazh deti, kur papritmas zjarri u afrohet shumë pranë tyre. Pas kësaj, ata me ngut largohen.

Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve i Turqisë, Bekir Pakdemirli tha se kishte pasur rreth 53 incidente të zjarreve në pyje të mërkurën dhe të enjten.

50 persona u shtruan në spital

Ministri tha se tani shumica e zjarrit është vënë nën kontroll. Thuhet se një 82-vjeçar është gjithashtu në mesin e tre personave të vrarë në zonën Antalia të Turqisë. Ky person jetonte në Akseki, i cili ndodhet në bregdetin jugor të Turqisë.

Për shkak të zjarrit, 20 fshatra dhe zonat e tyre fqinje janë evakuuar. 50 persona të përfshirë në zjarr janë shtruar në spital.

Jo vetëm kjo, ka pasur incidente zjarri në 16 vende të tjera të Turqisë. Kjo përfshin zonat Guvresinlik dhe Ismailer të cilat janë të njohura për pushimet e turistëve.

Moti në këtë zonë është shumë i nxehtë duke e bërë të vështirë shuarjen e zjarrit. Kryetari i qytetit të Marmaris ka thënë se nuk po përjashton ndonjë sabotim. Presidenti turk ka urdhëruar një hetim të hollësishëm për shkakun e zjarrit.

Zjarri është shumë pranë resorteve e kjo është konfirmuar edhe nga autoritetet lokale.

Zjarrfikësit ndodhen në zonë dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa kanë shtuar, se neutralizimi i tyre është mjaft i vështirë, pasi erërat e forta, po i përhapin me shpejtësi zjarret./UBTNews

Exit mobile version