Në njoftimin e Ministrisë theksohet se ka marrë informacion se një anije që mbante 45 persona është fundosur natën e kaluar, 161 milje në jug-perëndim të rrethit Kaş dhe rreth 60 milje në jug të ishullit Kerpa.
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Turqisë njoftoi se 161 milje në jugperëndim të rrethit Kaş, në Antalya, është fundosur një anije në të cilën gjendeshin 45 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Ministrisë theksohet se ka marrë informacion se një anije që mbante 45 persona është fundosur natën e kaluar, 161 milje në jugperëndim të rrethit Kaş dhe rreth 60 milje në jug të ishullit Kerpa.
Ekipet detare nga Gelibolu dhe Gökova u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe filloi një operacion kërkimi dhe shpëtimi. Është shpallur një zonë kërkimi dhe shpëtimi dhe njoftimi u është dërguar detarëve.
Në operacionin e kërkimit dhe shpëtimit, i cili po zhvillohet megjithë kushtet e këqija të motit, ekipet e forcave detare po marrin pjesë, ndërsa gjithashtu mbështetën edhe nga ajri.