UBT News

Turqi: Futbollisti Christian Atsu nxirret i gjallë nga rrënojat

Futbollisti Christian Atsu është nxjerrë i gjallë nga rrënojat, njoftoi menaxheri i tij.

U raportua se ish-sulmuesi i Newcastle United dhe Chelsea ishte bllokuar në rrënojat e një ndërtese dje.

Atsu, i cili është nga Gana, luan për skuadrën turke Hatayspor, një klub me qendër në Antakya, një nga qytetet më të goditura nga tërmeti i djeshëm.

Mustafa Özat i tha Radyo Gol, një stacion radiofonik turk, se Atsu “u nxorr nga rrënojat me lëndime”, raporton BBC Africa.

Gjithashtu ai njoftoi se drejtori sportiv i klubit Taner Savut është ende nën rrënoja./UBTNews/

Exit mobile version