UBT News

Turqi: ‘Dhunë në qendër të kujdesit’, 22 persona në gjyq

Familja e një personi me aftësi të kufizuara mendore, i cili dyshohet se kishte mavijosje në trup dhe një ijë të thyer gjatë qëndrimit në një qendër të kujdesit për aftësi të kufizuara në Eskişehir në vitin 2018, ka ngritur padi kundër 22 punonjësve në qendër, përfshirë kujdestarin, personelin shëndetësor dhe drejtorin e institucionit.

Ömer Serdaroğlu e vendosi djalin e tij, Selim Serdaroğlu, i cili ishte 78 për qind me aftësi të kufizuara mendore, në një qendër të posaçme të kujdesit në rrethin Seyitgazi në gusht 2017. Vitin tjetër, ai paraqiti një ankesë në Zyrën e Kryeprokurorit Publik të Eskişehirit, duke pretenduar se paaftësia e djalit të tij ishte rritur në 90 për qind në fund të tetë muajve dhe se ai u transferua në spital 12 ditë pasi pësoi mavijosje dhe një frakturë në ijë.

Dënimi me burg nga tre muaj deri në një vit është kërkuar për gjithsej 22 të pandehurit, për akuzën e “plagosjes nga pakujdesia”.

Selim Serdaroğlu, i trajtuar për një kohë pas operacionit në kofshë, ndërroi jetë në nëntor 2020.

Aktakuza e përgatitur në vitin 2020 thoshte se regjistrimet e kamerave të sigurisë së datës 26 prill 2018, tregonin se Selim Serdaroğlu ishte në gjendje të ecte i vetëm pa ndihmë, por kishte vështirësi të ecte rreth një orë pasi hyri në dhomën e gjumit dhe se më pas stafi e mbante për krahë dhe këmbë – në herë të ndryshme./UBTNews/

Exit mobile version