UBT News

Turneu kushtuar legjendës Fadil Vokrri, vendoset data

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do të organizojë edhe këtë vit turneun kushtuar legjendës Fadil Vokrri.

Përmes një njoftimi zyrtarë, FFK ka bërë të ditur që ky turne do të zhvillohet më 23 korrik, respektivisht këtë të shtune.

Pjesë e këtij turneu do të jenë veteranët e Kombëtares së Kosovës, veteranët e Kombëtares së Shqipërisë, veteranët e KF Llapit dhe veteranët e FC Prishtina.

Ndeshja e parë do të jetë ajo mes Llapit e Prishtinës, e cila do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30, kurse nga ora 19:00, do të përballen Kosova dhe Shqipëria.

Të ftuar do të jenë familjarët e legjendës, Fadil Vokrri, dhe ish-bashkëlojtarët si Ramadan Cimili, Erdogan Celina, Skënder Shëngyli, Esat Mehmeti, Rafet Prekazi.

Exit mobile version