UBT News

Tunizia shkarkon trajnerin pas humbjes së rëndë ndaj Suedisë në Botëror

Vetëm pak orë pas humbjes së thellë 5:1 ndaj Suedisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, Federata Tuniziane e Futbollit raportohet se ka shkarkuar trajnerin Sabri Lamouchi. Vendimi thuhet se është marrë pas një mbledhjeje urgjente të drejtuesve të federatës, të thirrur menjëherë pas ndeshjes.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, humbja ndaj Suedisë ishte pika kulmore e një serie rezultatesh zhgënjyese, ku përfshihet edhe disfata 5:0 ndaj Belgjikës në një ndeshje miqësore para fillimit të turneut.

Edhe pse Federata Tuniziane ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, mediat e huaja raportojnë se largimi i Lamouchit konsiderohet i kryer. Trajneri francezo-tunizian kishte marrë drejtimin e kombëtares vetëm në fillim të këtij viti dhe largohet pas vetëm pesë ndeshjeve në krye të ekipit.

Tunizia renditet e fundit në Grupin F pas humbjes ndaj Suedisë, ndërsa ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Japonisë më 20 qershor.

Exit mobile version