UBT News

Tunizia iu shtohet listës së vendeve që ndalojnë “Death on the Nile” për shkak të aktores izrealite

Tunizia ka tërhequr nga kinematë një adaptim të ri të Agatha Christie me aktoren izraelite Gal Gadot, pas protestave për “normalizimin” me shtetin hebre, thanë zyrtarët të mërkurën, përcjell UBT News.

“Death on the Nile” e regjisorit britanik Kenneth Branagh, tashmë i ndaluar në Kuvajt dhe Liban për të njejtën arsye, nuk do të shfaqet më në kinematë në të gjithë vendin e Afrikës Veriore, tha zyra e shtypit e ministrisë.

Kinematë e kishin shfaqur filmin që nga 9 shkurti, por, pas protestave, ministria dhe autoriteti i arteve pamore kishin rënë dakord ta ndalonin atë, thanë aktivistët dhe mediat tuniziane.

“Aktorja kryesore në film është izraelite, është trajnuar në ushtrinë (izraelite) dhe mbështet kolonizimin e territorit palestinez”, tha Kaouther Saida Chebbi.

Kinematë në Tunizi konfirmuan për AFP-në se nuk do ta shfaqnin më filmin.

Gadot në vitin 2014 kishte postuar në Facebook në mbështetje të ofensivës së Izraelit kundër Gazës.

Lufta la 2251 të vrarë nga pala palestineze, shumica e tyre civilë dhe 74 nga pala izraelite, shumica prej tyre ushtarë.

Tunizia, e cila priti Organizatën për Çlirimin Palestinez nga 1982-1994, ka një histori të gjatë në mbështetjen e kauzës palestineze.

Në vitin 2017 vendi ndaloi filmin e Patty Jenkins “Wonder Woman”, ku gjithashtu luan Gadot./UBTNews/

Exit mobile version