Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, është bërë nënë për herë të dytë pak javë më parë.
Ajo solli në jetë një tjetër djalë, të cilin vendosi ta pagëzonte me emrin Zen.
Tuna arriti që ta mbajë sekrete gjatë gjithë kohës shtatzëninë e saj dhe gjithçka e bëri publike vetëm në momentin e lindjes.
Sido që të jetë, gjatë shtatzënisë, këngëtarja duket të ketë realizuar një fotosesion shumë të veçantë, të cilin tani po e ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar së fundi në Instagram disa fotografi të reja nga seti i shtatzënisë, ku kishte pozuar me bikini të zeza ndërsa vinte në pah barkun e rrumbullakosur.
Në këto imazhe, Tuna shihet duke pozuar në një atelie arti, me plot skulptura përreth, ndërsa i gëzohej pritjes së ëmbël.
Fotografitë në fjalë kanë marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë uruar këngëtaren shkupjane për bërjen nënë për herë të dytë.