UBT News

Tufa e Shqiponjave: Silvinjo shpall 27 titanët për Europianin 2024

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, prezantoi listën e 27 lojtarëve për fazën përgatitore të “EURO 2024” në një konferencë për mediat. Fillimisht ai shprehu krenarinë e tij për të qenë trajner dhe falënderoi lojtarët për kontributin e tyre në kualifikueset e Europianit.

Zgjedhjet e trajnerit u bazuan në analizat dhe studimet e kujdesshme të cilat përfshinën karakteristikat dhe nevojat e lojtarëve, duke marrë parasysh edhe skenarin e mundshëm të finaljes së Kampionatit Europian. Trajneri Silvinjo theksoi përgjegjësinë e tij për zgjedhjen e ekipit dhe theksoi që qëllimi është përfaqësimi dinjitoz i kombit shqiptar në këtë turne prestigjioz. Lista e lojtarëve përmban futbollistë të pozicioneve të ndryshme dhe ka qenë rezultat i një përgatitjeje intensive për të përballuar sfidat që do të paraqiten në Europianin 2024, siç raporton FSHF.

 “Para së gjithash dua t’ju them se është një krenari për mua të jem trajner i Kombëtares në finalet e Kampionatit Europian 2024. Është shumë e rëndësishme për mua dhe për stafin të them disa fjalë. Dua të falënderoj të gjithë djemtë që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne. Respekt maksimal për të gjitha ata. Zgjedhjet tona janë të bazuar në studime, analize, karakteristikat individuale dhe kolektive të çdo lojtari, si edhe të skenarit që do të kemi në finalet e Europianit. Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët, për fat të keq unë nuk mund t’i marr me vete të gjithë. Kërkova të bëj më të mirën dhe i kam dedikuar të gjitha përpjekjet e mia për të bërë më të irën për këtë skuadër. Ne shkojmë në Gjermani për të luajtur për 3 milionë shqiptarë të cilët jetojnë këtu dhe më shumë se 10 milionë të cilët jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë” – tha fillimisht trajneri Silvinjo dhe raporton Federata Shqiptare e Futbollit.

Më pas tekniku i Kombëtares komentoi listën paraprake me 27 lojtarë të grumbulluar në kuadër të përgatitjeve për finalet e “EURO 2024”. Zgjidhjet e trajnerit Silvinjo: Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni; Mbrojtës: Berat Gjimshiti, , Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;  Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani; Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, u përgjigj pyetjes për shkakun e kufizimit të listës së lojtarëve për Kampionatin Europian 2024, duke shpjeguar se zgjedhjet e tyre ishin të bazuara në analiza të thelluara dhe në karakteristikat e nevojshme për të përballuar sfidat e një turneu të tillë. Ai vlerësoi kontributin e lojtarëve dhe theksoi se zgjedhjet ishin të bazuara në kontekstin specifik të këtij turneu, ku ekipi do të duhet të përballet me një rreziqësi të ndryshme dhe për të cilën është e rëndësishme të kesh një grup të përshtatur mirë.

Në lidhje me mungesën e disa lojtarëve të rëndësishëm si Cikalleshi dhe Uzuni, trajneri nënvizoi se kanë përqendruar përpjekjet e tyre në përshtatjen e ekipit për të përballuar një grup të vështirë dhe për të siguruar një harmoni në fushën e lojës. Ai gjithashtu shprehu besimin e tij te grupi aktual prej 27 lojtarësh dhe theksoi nevojën për të fokusuar në sfidat që presin përpara. Silvinjo gjithashtu komentoi mungesat në sulm dhe vlerësoi lojtarët që janë përfshirë në listë, si Amir Abrashi dhe Medon Berisha, duke iu referuar eksperiencës së tyre dhe kontributit të mundshëm në fushën e lojës. Ai nënvizoi se lojtarët janë të ndërgjegjshëm për situatën dhe janë të gatshëm për sfidën para tyre.

Në lidhje me pyetjen e futbollistit të ri Armando Broja, trajneri shpjegoi se për ta, fakti se një lojtar luan ose nuk luan shumë me klubin nuk është kriteri kryesor për zgjedhjen. Ai po ashtu theksoi vlerën e përshtatshmërisë fizike dhe psikologjike të lojtarëve në këtë fazë të rëndësishme.

Në fund, Silvinjo bëri thirrje për një qëndrim të qetë dhe të fokusuar në përballjen e sfidave përpara dhe në këtë turne, duke theksuar se qëllimi është të përfaqësojnë me dinjitet kombin shqiptar dhe të japin maksimumin për të arritur rezultate të mira. Ai përfundoi duke përmendur se presioni i turneut është i pranishëm, por ata duhet të fokusohen tek objektivi i tyre për të përfaqësuar vendin me nder dhe profesionalizëm./UBTNews/

D.E.

 

Exit mobile version