Drejtësia spanjolle i ka dhënë Tucos, një qeni pesë vjeç e gjysmë, që jeton në qytetin e Oviedos, të drejtën për të qëndruar nën kujdestarinë e personit që është kujdesur për të, që kur pronari i tij i deklaruar iku jashtë vendit, në vitin 2018.
Ky është rasti i parë i njohur në vendin iberik i zbatimit të një reforme të Kodit Civil që i njeh kafshët shtëpiake si qenie të gjalla të pajisura me ndjeshmëri dhe jo si sende.
Për të zgjidhur përkohësisht mosmarrëveshjen ligjore në lidhje me Tucon, të pretenduar tani nga pronari i saj i parë, një gjykatës në fakt ka përcaktuar se ky qen dhe Oumaima Laamar, vajza 29-vjeçare që kujdesej për të, kanë zhvilluar një afeksion të rëndësishëm mes tyre.
Sipas gjykatës “ndryshimi i mjedisit dhe bërthamës familjare mund t’i shkaktojë atij vuajtje të shmangshme”.
Prandaj, sipas gjykatës ”Oumaima dhe Tuco do të vazhdojnë të jetojnë së bashku derisa të ketë një vendim përfundimtar për çështjen”.