Ish-trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka refuzuar ofertën e tij të parë që prej se u shkarkua nga klubi i Premier Ligës angleze.
Tuchel u shkarkua në një lëvizje të befasishme muajin e kaluar, pak orë pas humbjes 1:0 nga Dinamo Zagrebi, ku krerët e Chelseat insistuan se ishte koha e duhur për të bërë ndryshime në klub.
Graham Potter erdhi si zëvendësues i Tuchel, por ka udhëhequr Chelsean në vetëm dy ndeshje pas disa ndeshjeve të shtyra për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, si dhe ndeshjeve me kombëtare në Ligën e Kombeve.
Tani thuhet se Tuchelit i është ofruar rikthimi në detyrën e trajnerit në vendlindjen e tij, te skuadra gjermane Bayer Leverkusen, e cila ka fituar vetëm njërën nga tetë ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Bundesligës.
Sidoqoftë, kjo ofertë si duket nuk e ka kënaqur Tuchelin, dhe “Sport1” raporton se gjermani e ka përjashtuar vetën nga marrja e detyrës së trajnerit te Leverkuseni.