Trajneri i Kombëtares së Anglisë në futboll, Thomas Tuchel, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës, ndërsa përzgjedhja e tij ka sjellë shumë surpriza dhe mungesa të bujshme.
Siç pritej, në listën e publikuar mungojnë disa prej emrave më të njohur të futbollit anglez, përfshirë Cole Palmer, Phil Foden, Morgan Gibbs-White, Harry Maguire, Lewis Hall dhe Trent Alexander-Arnold.
Në anën tjetër, Tuchel ka vendosur t’u besojë disa lojtarëve me përvojë, duke rikthyer në ekip veteranë si Jordan Henderson dhe Dan Burn.
Një tjetër emër që ka tërhequr vëmendje është ai i Noni Madueke, futbollistit të Arsenal F.C., i cili ka siguruar një vend në listën përfundimtare.
Po ashtu, befasi konsiderohet edhe ftesa për John Stones, i cili përfshihet në skuadër pavarësisht spekulimeve për mungesën e tij.
Publikimi i listës ka nxitur reagime të shumta në opinionin sportiv anglez, ndërsa mbetet të shihet nëse zgjedhjet e Tuchel do t’i sjellin sukses Anglisë në turneun më të madh të futbollit botëror.
