Romelu Lukaku është në karantinë pas transferimit nga Interi, por trajneri Thomas Tuchel ka siguruar se ai bëri gjithçka për të kërcyer dhe për të marrë shansin e një rikthimi te Chelsea.
Sulmuesi përfundoi transferimin e tij për 115 milionë euro mbrëmë (e enjte), por për shkak të kufizimeve të Covid-19 në udhëtime, ai nuk do të jetë në gjendje të bëjë debutimin e tij këtë fundjavë kundër Crystal Palace.
Gjatë konferencës për shtyp sot, Tuchel po diskutonte pse reprezentuesi belg u kthye në Stamford Bridge pasi fitoi Scudetton në Inter.
“Ne jemi shumë të lumtur që kemi Romelu përsëri në klubin tonë. Ai është një shtesë e madhe për skuadrën. Me shpejtësinë dhe fuqinë e tij, ne mendojmë se ai do të tregojë se është një shtesë e shkëlqyeshme”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Ai ishte shumë i uritur dhe bëri gjithçka për të kërcyer dhe për të shfrytëzuar këtë shans. Ai ishte një lojtar i madh për Interin. Ishte dëshira e tij për të përfunduar historinë e tij në Chelsea”.
28-vjeçari ri-zbuloi formën e tij, besimin, formën dhe prekjen në Inter, sezonin e kaluar duke gjetur rrjetën 30 herë dhe shtuar 10 asistime në 44 paraqitje midis Serie A, Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë.
“Ne nuk duam të jemi vetëm një ekip mbrojtës, vetëm një ekip posedimi, vetëm një ekip që luan topa të gjatë. Romelu na jep mundësi për të luajtur mënyra të ndryshme”, përfundoi trajneri i Bluve.
Edhe pse Chelsea fitoi Ligën e Kampionëve, dhe tani edhe Superkupën Evropiane, ata e bënë atë pa një qendërsulmues tipik.