UBT News

Tuchel i tërbuar pas eleminimit nga Real

Shanset e Havertz dhe Jorginho në fundin e kohës shtesë janë ndoshta e vetmja arsye e madhe e keqardhjes për një Chelsea që dha gjithçka në Bernabeu dhe preku suksesin e madh, duke shkuar një hap larg gjysmëfinaleve të Champions League. Zhgënjimi është i kuptueshëm, por zemërimi zgjati për pak minuta, ato që pasuan menjëherë fishkëllimën e fundit, menjëherë pas eleminimit. Minuta në të cilat, sipas trajnerit të Chelsea, është luajtur në fushë një skenë e pahijshme – sipas tij – duke pasur parasysh momentin: “Kur po shkoja drejt gjyqtarit Marciniak sepse doja ta përshëndesja dhe ta falënderoja – ka thënë Tuchel i pas ndeshjes – e pashë që po buzëqeshte dhe po qeshte me trajnerin kundërshtar”.

Cfarë po flisnin mes tyre arbitri polak (për më tepër i saktë në fushë) dhe Carlo Ancelotti, natyrisht nuk mund të dihet, por fakti është se qëndrimi i të dyve nuk i pëlqeu Tuchel: “Unë mendoj se ishte një moment vërtet i gabuar për ta bërë këtë, pas fishkëllimës së fundit të një ndeshje të tillë, pas 126 minutave të luajtura nga një skuadër që kishte dhënë gjithçka. Kur shkon dhe gjen një gjyqtar që buzëqesh dhe qesh me trajnerin tjetër… le të themi se është një kohë e keqe. E unë ia thashë “.

Exit mobile version