UBT News

Tuchel i mahnitur me paraqitjen e Mason Mount

LONDON, ENGLAND - JULY 19: Mason Mount of Chelsea looks on during the FA Cup Semi Final match between Manchester United and Chelsea at Wembley Stadium on July 19, 2020 in London, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Alastair Grant/Pool via Getty Images)

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ishte i kënaqur me performancën e Mason Mount pas fitores së tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Portos së mërkurën, me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mount realizoi një gol dhe ishte çelësi i kësaj fitorje me një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo është vlerësuar lartë nga trajneri Thomas Tuchel.

“Nuk e di nëse Mount është lojtari më i mirë i ri në Angli, por ai është një lojtar me mentalitet shumë të fortë nga akademia jonë dhe shumë i rëndësishme për skuadrën tonë në një moshë kaq të re. Unë vetëm mund të them që ai ka mentalitetin e duhur si në stërvitje ashtu edhe në lojë. Është në rrugën e duhur drejt suksesit. Është i mirë me të dy këmbët dhe shumë i uritur për të mësuar. Nuk e di nëse është më i miri, nuk jam njeriu i duhur për të gjykuar këtë çështje.”, tha në fund Tuchel pas fitores ndaj Portos.

Exit mobile version